Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të vaksinohen grave shtatëzëna, nënave gjidhënëse dhe atyre që planifikojnë shtatzëni

- Advertisement -

Inkurajohen gratë shtatëzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të vaksinohen për të mbrojtur veten nga COVID-19.


Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin, thuhet në thirrjen e MSh-së.

- Advertisement -

Dr.Pranvera Zejnullahu-Raci, u ka bërë apel grave që të vendosin për vaksinim, pasi thotë se nënat gjidhënëse duke u vaksinuar ndihmojnë edhe në shtimin e imunitetit të foshnjes së tyre.