Ministria e Financave tenton të sqarohet: Listën e kërkuam vetëm për punëtorët tanë

- Advertisement -

Ministrisë së Financave iu janë dashur më shumë se 24 orë për të dalë me një sqarim lidhur me kërkesën e djeshme që u bë nga ana e zv/sekretarit, Enis Spahiu.

- paragrafi 1 -

Ajo qw u vlerwsua si kwrcwnim ndaj grevistwve, nxiti shumw reagime. Kjo pasi u kwrkuan emrat e atyre qw po mbajnw grevw, nw mwnyrw qw t’iu pezullohet paga.

- Advertisement -

Muharrem Shahini, zëdhënësi i Ministrisë së Financave tha se kërkesa ka qenë vetëm për punonjësit e Ministrisë së Financave.

Ndërkohë konfirmoi se asnjë zyrtarë i MFPT-së nuk ndodhet në grevë.

“Këtu besoj që është krijuar një keqkuptim, pasi kërkesa për listën ka qenë e drejtuar vetëm për zyrtarët e MFPT-së. Nga burimet e brendshme kemi marri informata se nuk ka zyrtarë që janë në grevë në Ministrinë tonë (edhe pse nuk është penguar askush nga kjo e drejtë). Për institucionet tjera, mund t’i drejtoheni atyre”, ka deklaruar ai për Insajderin.