Ministria e Financave me njoftim të ri për 100 eurot për sektorin privat



nder titull

- Advertisement5 -

Punëtorët e sektorit privat sot pritet ti gëzojnë mjetet në shumën prej 100 eurove.

- paragrafi 1 -

Kjo është konfirmuar nga zv. i Ministrisë së Financave, Hysni Mehani për Indeksonline.

- Advertisement - M1

“E keni parë postimin e Ministrit, po sot pritet të ekzekutohen mjetet” ka thënë Mehani për Indeksonline.

Por a do të ketë mundësi të aplikojë edhe njëherë në rast të ndonjë gabimi përsëri një person?

Për këtë Mehani ka një përgjigje

- Advertisement - m2

“Po të gjithë ata që kanë bërë ndonjë gabim gjatë aplikimit do të kenë mundësi të aplikojnë përsëri, janë komisionet të cilat i trajtojnë këto raste” thotë Mehani.

Më 22.05.2026, Qeveria e Kosovës miratoi Pakon për përballje me inflacionin 2.0, e cila parasheh mbështetje financiare prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve.

Pakoja parasheh mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jopublik, si dhe 100 euro për studentët aktivë.

Shqip | English