E enjte, 23 Janar, 2025

Hyn në funksion një shërbim të ri në “E-Kosova” për punëtorët dhe punëdhënësit

- Advertisement1-

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar platformën elektronike “E-Kosova” përmes së cilës punëtorët dhe punëdhënësit mund të trajnohen në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit, deri tani, shumë punëdhënës kanë hasur vështirësi duke paguar kosto të larta për hartimin e dokumenteve të vlerësimit të rrezikut në vendin e punës.

- Advertisement -

“Ndërsa, tash e tutje, përmes këtyre trajnimeve, punëdhënësit do të mësojnë të identifikojnë, të vlerësojnë rreziqet në kompanitë me rrezik të ulët si dhe të hartojnë dokumentin për vlerësimin e rrezikut. Për më tepër, ata do të trajnohen për të reaguar në situata emergjente si zjarri, puna në lartësi, dhe rreziqe të tjera që mund të kërcënojnë sigurinë e punëtorëve”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjetër, sipas MFTP-së punëtorët do të trajnohen si të reagojnë në situata të ndryshme rreziku për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e tyre dhe të personave tjerë që kanë përreth.

“Këto trajnime janë mundësuar me mbështetje teknike nga Organizata Ndërkombëtare e Punës në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Punës dhe aktualisht janë në fazën e pilotimit”, thuhet në komunikatë.

Në fund thuhet po ashtu se punëdhënësit dhe punëtorët në kompani me rrezik të ulët mund të trajnohen përmes vjegëzave të mëposhtme në pesë module të veçanta.

“Pas përfundimit me sukses të trajnimit, të trajnuarit pajisen me certifikatë e cila mund të ruhet në dosjen e punëdhënësit”, thuhet në njoftim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Liri Hoxhaj nga Kosova magjistron në Universitetin e Bristolit me plis në kokë

Liri Hoxhaj, ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, ka magjistruar sot në Universitetin e Bristol. Lir...

Ngjarje e tronditëse: Edukatorja fotografon fëmijën 3-vjeçar dhe e qëllon me shuplakë

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në...

Rreziku nga dezinformatat dhe lajmet e rreme, ‘Çohu’ mban ligjëratë me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

📍Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike...

Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok...