E hënë, 25 Nëntor, 2024

Ministria e Brendshme jep lajmin e fundit për Projektligjin për Paga

- Advertisement1-

Projektligji i Pagave gjatë kësaj jave do t’i dërgohet Zyrës së kryeministrit.

I njëjti do të vlerësohet se a është në pajtim me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

- Advertisement -

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Nora Fetoshi.

“Gjatë javës, projektligji do të dërgohet tek Zyra e Kryeministrit për përputhshmëri me acqui të BE-së”, ka thënë ajo për Front Online.

Sipas saj, aktualisht projektligji është në fazë të vlerësimit të ndikimit financiar në MPB e më pas do të përcillet për vlerësim të ndikimit buxhetor edhe në Ministrinë Financave Punës dhe Transfereve (MFPT).

Të enjten e 15 shtatorit ka dalë në konsultim Projektligji për Pagat në sektorin publik.

Ky projektligj ka për synim rregullimin e sistemit për të gjithë punëtorët që marrin pagë nga shteti.

Kryeministri Kurti në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se 34 mijë zyrtarë nuk e gjenin veten në ligjin e shfuqizuar të pagave.

- Advertisement -rrrrrrr

Kurse, sa i përket konsultimeve Fetoshi ka bërë të ditur se MPB-ja ka pranuar Mendimin e Konsoliduar Ligjor nga Zyra e Bashkimit Evropian si dhe Opinionin e Sigma-s në Projektligjin për Pagat.

Sipas saj, ky mendim, së bashku me të gjitha komentet e tjera do të jenë shumë shpejt të qasshme në platformën e konsultimeve publike, sipas legjislacionit në fuqi.

“Komentet e pranuara kanë ofruar sugjerime dhe rekomandime në pika të caktuara të Projektligjit. Ministria e Punëve të brendshme do të adresojë çdo koment i cili është në përputhje me parimet që ka vendosur Projektligji dhe adresimi i tyre veçse është në fazë përfundimtare”, ka pohuar ajo, për Front Online.

Ligji paraprak për pagat e shërbyesve civilë i cili ishte shfuqizuar, kishte vlerën monetare të koeficientit 239 euro për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji.

Raporti i koeficienteve sipas këtij ligji, ishte një me dhjetë.

Ligji i pagave ishte miratuar një herë në shkurt të vitit 2019. Por, një muaj para se të niste zbatimi i tij – në janar të 2020-s – institucioni i Avokatit të Popullit e pati dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për, siç ka thënë, “vlerësimin e përputhshmërisë” së tij me Kushtetutën e Kosovës.

Gjykata, më pas, ka konstatuar se ligji i miratuar nuk është në përputhje me 11 nene të Kushtetutës dhe se shkakton “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.

Ligji është shfuqizuar dhe që nga ajo kohë ka mbetur pezull, kryesisht për shkak të zhvillimeve politike që kanë përfshirë disa palë zgjedhje në vend.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...