E diel, 23 Shkurt, 2025

Ministria e Arsimit vjen me njoftimin e fundit

- Advertisement1-

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë filluar vizitat monitoruese për procesin e evidentimit dhe shpërndarjes së teksteve shkollore.

MASHT njofton se kjo vizitë është realizuar në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria Komunale e Arsimit të Prishtinës, Inspektorati i Arsimit dhe aktivet profesionale të shkollave.

- Advertisement -

Aktivet profesionale e kanë përgjegjësinë e plotë të shqyrtimit dhe përzgjedhjes së teksteve shkollore sipas katalogut të dërguar nga MAShTI. Tekstet janë të dërguara në formë elektronike dhe duhet të përzgjedhen si të tilla.

Për herë të parë, MAShTI ka hartuar një Udhëzues për evidentimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore, i cili përshkruan obligimet e akterëve të përfshirë në këtë proces.

Në vijim, do të realizohen vizita monitoruese në të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të përzgjedhjes së teksteve shkollore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....