E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministria e Arsimit vjen me njoftim: 812 studente të STEM përfitojnë ndihmë financiare nga shteti

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur që 812 gra dhe vajza që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës kane përfituar mbështetje nga shteti.


“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot listën e përfitueseve në Thirrjen për mbështetje financiare të studenteve vajza/gra në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë në Kosovë.”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

MASHTI thotë që për përfitimin e kësaj ndihme financiare kishin aplikuar gjithsejt 1315 studente të departamenteve të potencuara më lartë, por vetëm 812 prej tyre i kishin plotësuar kriteret e kërkuara.

“Në këtë thirrje, kanë aplikuar gjithsej 1315 studente, ndërsa Komisioni vlerësues i MAShTI-t ka konstatuar se 812 prej tyre i kanë përmbushur kriteret e kërkuara të thirrjes dhe janë përfituese të kësaj mbështetje financiare në vlerë prej 1 mijë euro për secilën”/Kidsofkosova.net/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...