Ministria e Arsimit: U bëjmë thirrje mësimdhënësve të mos humbin asnjë orë nesër

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, bëri të ditur se të premten mësimdhënësit nuk do të mbajnë mësim pasi do të marrin pjesë në protestë.

- paragrafi 1 -

Ndaj këtij njoftimi ka reaguar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e cila e ka quajtur cenim të së drejtës themelore të fëmijëve humbjen e mësimit.

- Advertisement -

“Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është e papranueshme për MAShTI-n. Pandemia ka shkaktuar humbje të mëdha përgjatë dy viteve të fundit në arsim dhe ka ndikuar edhe në rezultatet e të nxënit, të cilat duhet të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përmirësojmë.

MAShTI do të sigurohet që të kompenzohet çdo orë e humbur e mësimit për fëmijët tanë, të cilët tashmë kanë humbur shumë gjatë kohës sfiduese të pandemisë”, thuhet në reagimin e MAShTI-t.

Ministria u ka bërë thirrje mësimdhënësve të mos humbin asnjë orë mësimore dhe me përgjegjësi të kryejnë detyrën e tyre ndërsa tha se diskutimet për greva nuk duhej të bëheshin në këtë kohë kur është edhe fundi i vitit shkollor