E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministria e Arsimit: Teste të veçanta për maturantët me aftësi ndryshe në provimet e maturës

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në një konference për media ka konfirmuar se për herë të parë në provimet e maturës 2023, testimi për nxënësit me aftësi ndryshe do të jetë i një shkalle më të ulët vështirësie në krahasim me maturantët e tjerë.

Kushi tha se është menduar që nisur nga ky vit të eliminohen edhe fletë përgjigjet nga testi.

- Advertisement -

Në gjimnazet e vendit janë rreth 4200 nxënës me aftësi ndryshe.

“Këtë vit i kemi kërkuar QSHA dhe së shpejti do të hartojë teste të veçanta të një shkalle vështirësie më të lehtë për maturantë që konstatohen me aftësi ndryshe sipas një komisioni të veçantë. Po ashtu një kërkesë nga maturantët dhe mësuesit është heqja e fletë-përgjigjes se shkaktonte konfuzion edhe te maturantët por ndonjëherë edhe ngatërresa në korrigjime. Fletë-përgjigja nuk do të jetë më dhe rrisim garancinë që cilësia e korrigjimit do të jetë më e lartë”, tha ministrja Kushi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...