Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka shpallur thirrje publike për rekrutimin e një koordinatori dhe tre specialistëve në kuadër të Projektit për Arsimin dhe Kujdesin në Fëmijërinë e Hershme, i cili mbështetet nga Banka Botërore, shkruan AlbanianEducation.net.
Sipas njoftimit zyrtar, MASh synon të angazhojë staf profesional për katër pozita kyçe: koordinator/e të projektit, specialist/e të prokurimit, specialist/e të monitorimit dhe vlerësimit, si dhe specialist/e të menaxhimit financiar.
Këto pozita do të funksionojnë brenda Njësisë për Zbatimin e Projektit (NJZP) dhe pritet të luajnë rol të rëndësishëm në realizimin efektiv të aktiviteteve, me fokus përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e qasjes në shërbimet e edukimit në fëmijërinë e hershme në Kosovë.
Njoftimi i shkollës:
Thirrje publike për rekrutimin e një koordinatori dhe tre specialistëve në kuadër të Projektit për Edukimin dhe Kujdesin në Fëmijërinë e Hershme
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës (MASh), në kuadër të zbatimit të Projektit për Arsimin dhe Kujdesin në Fëmijërinë e Hershme, i mbështetur nga Banka Botërore, shpall thirrje publike për rekrutimin e stafit për katër (4) pozita profesionale:
Koordinator/e i/e Projektit;
Specialist/e i/e Prokurimit;
Specialist/e i/e Monitorimit dhe Vlerësimit;
Specialist/e i/e Menaxhimit Financiar.
Këto pozita janë pjesë e Njësisë për Zbatimin e Projektit (NJZP) dhe kanë për qëllim mbështetjen e realizimit efektiv të aktiviteteve të projektit, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e qasjes në shërbimet e edukimit në fëmijërinë e hershme në Kosovë.
Përmes këtij rekrutimi synohet forcimi i kapaciteteve institucionale për zbatimin e projektit, si dhe avancimi i prioriteteve strategjike në zhvillimin e kapitalit njerëzor. Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar që të aplikojnë sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara në shpalljen zyrtare, e cila është publikuar në ueb-faqen e MASh-it.