Ministria e Arsimit shpall një thirrje të rëndësishme



nder titull

- Advertisement5 -

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpall thirrje publike për mbështetje financiare të projekteve të organizatave joqeveritare që kontribuojnë në identifikimin, përkrahjen dhe promovimin e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i MASHT:

- Advertisement - M1

THIRRJE

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall thirrje publike për mbështetje financiare të projekteve të organizatave joqeveritare që kontribuojnë në identifikimin, përkrahjen dhe promovimin e nxënësve me inteligjencë të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti.

Thirrja mbështet projektet në fushat prioritare si: hartimin e programeve për identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, me dhunti dhe talente, ngritjen e kapaciteteve për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve me aftësi të jashtëzakonshme, me talente dhe dhunti, si dhe përkrahjen e garave për nxënësit me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti dhe talente.

- Advertisement - m2

Vlera totale e thirrjes është 170,000 euro, ndërsa financimi për një projekt është nga 10,000 deri në 50,000 euro.

Afati i fundit për aplikim është deri më 24 korrik 2026. Ndërsa periudha e zbatimit të projektit është 8 deri në 12 muaj, duke filluar nga muaji shtator.

Formularët e aplikimit dhe udhëzimet i gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Shqip | English