Ministria e Arsimit shpall konkurs për 8 vende pune

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ështê shpallur konkurs për 8 pozita udhëheqëse në MASHT, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i Nagavcit:

- Advertisement -

📣Konkurs për 8 pozita udhëheqëse në MASHTI

Kam kënaqësinë të ju informoj se kemi hapur konkursin edhe për 8 pozita të reja në MASHTI:

1.Udhëheqës i Divizionit për inovacion;
2.Udhëheqës i Divizionit për shkencë;
3.Udhëheqës i Qendrës për vlerësim;
4.Udhëheqës i Divizionit për arsim privat parauniversitar;
5.Udhëheqës i Divizionit për arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta;
6.Udhëheqës i Divizionit për zhvillim profesional dhe licensim të personelit arsimor;
7.Udhëheqës i Divizionit për digjitalizimin e përmbajtjeve arsimore;
8. Udhëheqës i Divizionit për administrimin e platformave digjitale në arsim.

- Advertisement -

Konkursi do të jetë i hapur për aplikim deri më datë 11.09.2024.

I inkurajoj të gjithë ata/ato që i plotësojnë kriteret që të aplikojnë në këto pozita.

Detajet mund t’i gjeni në këtë link: https://konkursi.rks-gov.net/jobs?servant=1&functionalCategory=2&institution=6089

Suksese!