E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Ministria e Arsimit publikon videon: Si do të zhvillohet mësimi nga e hëna?

- Advertisement1-

Dita e hënë do të sjellë rinisjen e shkollave në të gjithë vendin. Prej disa javësh, Ministria e Arsimit ka publikuar një protokoll lidhur me zhvillimin e mësimit në kushte pandemie.

Ditën e sotme, ministrja Besa Shahini ka postuar një video në faqen e saj në Facebook, ku ilustrohet se si do të zbatohen masat në institucionet arsimore. “Zbatimi me përpikëri i rregullave dhe ndjekja e çdo protokolli për kujdesin shëndetësor, është mënyra më e mirë për të mbrojtur shëndetin e gjithsecilit”, ka shkruar Shahini lidhur me materialin e publikuar nga ana e saj.

- Advertisement -

Në video shihen procedurat që do ndiqen çdo ditë, si nga nxënësit, ashtu edhe nga prindërit e mësuesit. Një prej tyre është dhe plotësimi i formularit të vetëdeklarimit ditor, matja e temperaturës për çdo person që futet në ambientet e shkollës, e deri tek mjetet dezinfektuese për hapësirat përreth.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....