E premte, 20 Shtator, 2024

Ministria e Arsimit: Po bëhet presion politik te shkollat, të respektohen ata që duan të punojnë

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionti (MASHTI), ka kërkuar që të mos bëhet presion politik te shkollat dhe mësimdhënësit që duan të punojnë.

MASHTI përmes një komunikate për media ka thënë se mësimi të enjten nuk është zhvilluar në shumicën e shkollave të Kosovës, derisa ka kërkuar që të respektohet e drejta e atyre mësimdhënësve që duan të mbajnë mësim.

- Advertisement -

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se përkundër se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, nga informatat jo të plota, kryesisht komunikim i zyrtarëve të MASHTI me zyrtarë komunal jemi informuar që shumica e shkollave në Kosovë nuk kanë mbajtur mësim për shkak të grevës së shpallur nga BSPK. Po ashtu, si Ministri e Arsimit jemi të informuar për presione të shumta politike tek shkollat. Duke respektuar të drejtën e atyre që janë në grevë presim që të respektohet edhe e drejta e mësimdhënësve të cilët nuk janë në grevë dhe duan të punojnë”, thuhet në komunikatë.

MASHTI ka kërkuar nga drejtoritë komunale të Arsimit që t’i përgjigjen obligimit dhe të mbajnë komunikime në vijë institucionale rreth vijueshmërisë së procesit mësimor.

“Dyert e shkollave nuk duhet të mbyllen. Humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim”, përfundon komunikata.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...