E diel, 23 Shkurt, 2025

Ministria e Arsimit për rastin e profesorit nga Vushtrria: Secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë në shtëpinë e vet

- Advertisement1-

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka folur pas bullizmit që i është bërë profesorit të biologjisë nga Vushtrria.

I njëjti ditë më parë kishte publikuar një video duke vallëzuar, ndërkaq kishte pasur reagime që të merren masa karshi këtij veprimi. Pupovci deklaron se secili njeri është i lirë në shtëpinë e tij.

- Advertisement -

Ai pas raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike shprehet se nuk e kanë parë të arsyeshme të reagojnë në lidhje me këtë rast.

“Nuk e kemi parë të arsyeshme të reagojmë për një çështje krejtësisht private të njeriut. Unë mendoj që tani edhe opinioni në një mënyrë ka marrë qëndrim rreth asaj dhe nuk kam çfarë të shtoj, secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë në shtëpinë e vet”, ka deklaruar Pupovci.

Ditë më parë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani e ka quajtur të pahijshme dhe degjeneruese veprimin e profesorit Lulëzim Paci. Por, pas reagimeve të shumta ajo i ka kërkuar falje publike.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....