Ministria e Arsimit për librat: Ende nuk është dorëzuar katalogu tek DKA-të



nder titull

- Advertisement5 -

Mësimin e përfundojnë të premten, e vitin e ri nuk dihet se me çfarë librash do e nisin.

- paragrafi 1 -

Ministria e Arsimit, ende nuk i ka dorëzuar Drejtorive Komunale, katalogun e teksteve me të cilat do punohet nga shtatori.

- Advertisement - M1

Veç zvarritja e listës nga ana e MAShTI-t, druajnë se do iu shkaktojë telashe në nisje të procesit.

“Vonesa mund të shkaktojë telashe në përzgjedhjen e teksteve shkollore që do të bëhen nga mësimdhënësit në mënyrë që procesohen më tutje, e tekstet të jenë nëpër librari që të nisim vitin e ri shkollor”, deklaroi Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Ferizaj.

Praktika e dorëzimit të një evidence të tillë, për njohësit aktualisht shihet si e kotë.

- Advertisement - m2

Siç mëson Klani, komunave iu ishte premtuar nga Ministria e Arsimit se listën e përzgjedhjes do ta marrin këtë javë, megjithatë një gjë e tillë s’ka ndodhur ende.

Pse s’u bë kjo e kur pritet të ndodh nuk treguan për televizionin gjatë ditës nga MAShTI. /KlanKosova

Shqip | English