E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministria e Arsimit njofton se ka nënshkruar një vendim të rëndësishëm / DOKUMENT

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, me propozim të Komisionit të Përbashkët Kosovë-Shqipëri kanë nënshkruar vendimin për miratimin e tekstit të vetëm të përbashkët “Abetare”.

Sipas këtij vendimi, teksti i vetëm i përbashkët “Abetare” duhet të përfshihet në katalogun e teksteve shkollore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

- Advertisement -

Për detaje vendimi më poshtë: https://masht.rks-gov.net/vendim-urdher-i-perbashket-per-miratimin-e-tekstit-te-vetem-te-perbashket-abetare/ 

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri është rezultat i mbledhjes dhe marrëveshjes së dy qeverive, në nëntor të vitit 2021.

Kjo abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Megjithatë, derisa në Kosovë përdorej një, në Shqipëri ishin lënë disa sosh si opsione duke bërë të mos ketë një abetare të njëjtë.

Ndërkaq, më 20 qershor, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se botuesi për botimin e Abetares së përbashkët tashmë është zgjedhur.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, Rama ka theksuar se faza e parë lidhur me botimin e Abetares së përbashkët tashmë ka përfunduar.

- Advertisement -rrrrrrr

I pari i qeverisë shqiptare ka potencuar se e njëjta do të dërgohet në Maqedoninë e Veriut dhe shtetet e tjera ku ka shqiptarë.

“E kemi fituesin e Abetares. Ka mbaruar faza e parë. Do ta dërgojmë këtë Abetare edhe në Maqedoni dhe në shtetet e tjera për rreth ku ka shqiptarë”, është shprehur Rama.

Ndërkaq, më 7 korrik, Ministria e Arsimit dhe Sportit(MAS) në Shqipëri, në një komunikatë, ka bërë të ditur se në vijim të punës për përmbushjen e kritereve teknike të tekstit të vetëm të përbashkët, i ka bërë thirrje Shtëpisë Botuese ‘Pegi’, për t’i dërguar pesë kopje fizike dhe digjitale të tekstit “Abetare” dhe fletores së punës në Komisionin e Përbashkët në këtë ministri, në mënyrë që të miratohet ky tekst.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...