Ministria e Arsimit nënshkruan dy marrëveshje të reja

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar dy marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Shtimes, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi nga Nagavci:

- Advertisement -

Dy Marrëveshje Bashkëpunimi me Komunën e Shtimes

Bashkë me kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu nënshkruam sot Marrëveshje për realizimin e projektit renovimi i çerdhes në Shtime si dhe Marrëveshje për renovimin dhe ndërtimin e aneksit të shkollës fillore “Bajram Curri” në fshatin Petrovë të kësaj komune.

Qëllimi i këtyre dy Marrëveshjeve është, rritja e mundësive për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimi në infrastrukturën arsimore.

- Advertisement -

Synimi ynë është përmirësimi i kushteve në çerdhe dhe krijimi e një mjedisi të përshtatshëm për nxënësit e njëkohësisht përmirësimi i kushteve të mësimdhënies.

Për projektin renovimi i Çerdhes në Shtime, MAShTI do të participojë me 130.000.00 euro kurse komuna e Shtimes 20,000.00 euro, ndërsa për projektin renovimi dhe ndërtimi i aneksit të shkollës fillore “Bajram Curri”, MAShTI do të participojë me 1,100.000.00 euro kurse komuna e Shtimes me 150,000.00 euro.