Ministria e Arsimit në Kosovë streson prindërit e nxënësit, Shqipëria nis vitin shkollor me libra

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi ka njoftuar se tashmë kanë filluar përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollor.

- paragrafi 1 -

Nga 1 shtatori nxënësit në Shqipëri pritet ta fillojë pa telashe mësimin. Ndërkohë, në Kosovë situata është krejt ndryshe, më e komplikuar madje edhe më stresuese.

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci njoftoi të hënën se janë duke e shqyrtuar një opsion të ri për blerjen e librave.

10 ditë para se të nis viti i ri shkollor, Nagavci tha se blerja e librave do të bëhet përmes prindërve.

Në këtë formë ministrja Nagavci po tenton të largojë udhëzimin administrativ të përpiluar 15 vite më parë, ku shpërndarja e librave tek nxënësit bëhej përmes MASHT-it pa i përfshirë prindërit. Librat merreshin për secilin nxënës në shkollë.

- Advertisement -

Kjo formë shihet se është aplikuar edhe nga ministrja e Shqipërisë, Evis Kushi e cila mes tjerash thotë se “do të lehtësohet puna e prindërve e mësueseve”.

“➡️ Këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta do t’i kenë 🟢📖 librat falas me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës. Kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e 👩‍🏫 mësuesve dhe 👨‍👩‍👦 prindërve, duke shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to”, ka shkruar Kushi në Facebook.