Ministria e Arsimit merr vendim t’i rishikojë tekstet shkollore

- Advertisement -

Ministria e Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë ka marrë vendim që t’i rishikojë tekstet shkollore dhe materialet e tjera për klasat nga e para deri te e nënta.

- paragrafi 1 -

Lajmin e bëri të ditur ministrja Arbërie Nagavci, e cila e ka nënshkruar vendimin.

- Advertisement -

Ajo tha se kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim, dhe se rishikimin e teksteve do ta bëjnë profesionistë të caktuar, përfshirë një specialist gjinor.

“E nisëm këtë proces me rëndësi jetike për përmirësimin e cilësisë së arsimit, të bindur se fëmijët tanë meritojnë më të mirën. Ata/ato janë e ardhmja e vendit, dhe e ardhmja ka nisur mbarë”, ka njoftuar Nagavci.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Sot nënshkrova vendimin për inicimin e procesit të rishikimit të teksteve shkollore dhe materialeve mësimore për klasat I-IX, në përputhje me premtimin për përmirësimin e arsimit duke u bazuar në cilësi, përgjegjshmëri dhe praktikat më të mira.

Kështu i japim hov të madh përmirësimit të cilësisë në arsim, duke angazhuar ekspertët e duhur nga profilet përkatëse:

🔹Profesor universiteti

🔹Mësimdhënës

🔹Pedagog/psikolog

🔹Specialist gjinor

Rëndësi kyçe në këtë proces do të ketë instrumenti vlerësues i zhvilluar nga projekti KosEd, nga financuesi më i madh i projekteve të arsimit në Kosovë🇽🇰, Bashkimi Evropian🇪🇺.

🔵🟡Shprehim mirënjohjen e pakufishme për mbështetjen konsistente të BE-së në fushën e arsimit!

🟢E nisëm këtë proces me rëndësi jetike për përmirësimin e cilësisë së arsimit, të bindur se fëmijët tanë meritojnë më të mirën. Ata/ato janë e ardhmja e vendit, dhe e ardhmja ka nisur mbarë.