Ministria e Arsimit me njoftim të rëndësishëm për prindërit

- Advertisement5 -

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, njofton se ka përfunduar procesi i përzgjedhjes së përfituesve të Programit të Kuponëve për fëmijët e familjeve përfituese të Skemës së Asistencës Sociale.

- paragrafi 1 -

Në kuadër të kësaj faze të zbatimit, 313 fëmijë janë përzgjedhur për të përfituar mbështetjen për ndjekjen e institucioneve private të licencuara të edukimit dhe kujdesit të fëmijërisë së hershme, përfshirë edhe mbulimin e transportit aty ku plotësohen kriteret.

- Advertisement -

Përzgjedhja e përfituesve është realizuar përmes një sistemi të automatizuar të rastësishëm, të përcaktuar në Udhëzuesin e Programit, proces i cili siguron transparencë dhe paanshmëri për të gjithë aplikuesit. Pas përzgjedhjes automatike, Komisioni për Vlerësimin e Aplikimeve ka përfunduar verifikimin e dokumenteve dhe të dhënave të dorëzuara për secilin aplikim.

Familjet aplikuese do të njoftohen individualisht përmes platformës e-Kosova. Të gjitha familjet aplikuese do të pranojnë SMS njoftues, ndërsa vetëm familjet përfituese do ta pranojnë dokumentin zyrtar të kuponit në llogarinë e tyre në e-Kosova.

Familjet që kanë ankesa ose paqartësi lidhur me vendimin për përfitim nga Programi i Kuponëve kanë të drejtë t’i paraqesin ato pranë Komisionit të Ankesave të MASHTI-t, përmes platformës e-Kosova apo me email tek [email protected] brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga data e marrjes së vendimit fillestar.