Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka marrë dje vendimin për shpalljen e thirrjes publike për ndarjen e bursave për studentet vajza dhe gra të regjistruara për herë të parë në vitin akademik 2025/26 në programet për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM) në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.
Thirrja publike do të hapet të hënën, më 8 qershor 2026, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga MASHT:
Njoftim
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku ka marrë dje vendimin për shpalljen e thirrjes publike për ndarjen e bursave për studentet vajza dhe gra të regjistruara për herë të parë në vitin akademik 2025/26 në programet për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM) në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë.
Thirrja publike do të hapet të hënën, më 8 qershor 2026, ndërsa të gjitha informatat lidhur me kushtet e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet do të publikohen në shpalljen e konkursit