Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur se është shtyrë afati për aplikim në Programin e Kuponëve.
Afati i fundit është data 26.02.2025 ndërsa aplikimi realizohet vetëm nëpërmjet e-Kosova; https://ekosova.rks-gov.net/596.
Programi ka për qëllim të përmirësojë qasjen e fëmijëve 3 deri në 5 vjeç në Institucionet e Edukimit në Fëmijërinë e Hershme (IEFH) nga familjet të cilat janë të regjistruara në Skemën e Asistencës Sociale (SAS).
Nëpërmjet Programit të Kuponëve, MASHTI do të rimbursojë pagesën e edukimit dhe transportit për fëmijët e përzgjedhur. Ftohen të apikojnë familjet e regjistruara në SAS të cilat banojë në Prishtinë, Gjilan dhe Lipjan në mënyrë që të përfitojnë nga programi.
-Aplikuesit mund të jenë prindërit apo kujdestarët ligjorë të fëmijës.
Kriteret janë:
-Të ketë të paktën një fëmijë të moshës nga 3 deri në 5 vjeç në kohën e regjistrimit në IEFH.
-Mosha e fëmijës llogaritet nga data e ofrimit të shërbimit në IEFH, jo nga data e aplikimit në Program. Rrjedhimisht prindi apo kujdestari ligjor mund të aplikojë edhe para se fëmija të ketë mbushur moshën 3 apo 5, duke filluar nga 2 vjet e 6 muaj deri në moshën 4 vjet e 6 muaj. Me kusht që vijimin në IEFH ta nis në moshën 3 vjeçare dhe ta përfundojë kur fëmija fillon edukimin e detyrueshëm parafillor pas moshës 5 vjeçare;
-Fëmija duhet të ketë vendbanimin në komunën ku aplikon për ta vijuar IEFH.