Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se afati për paraqitjen e provimit të maturës është zgjatur deri më 25 gusht 2025, në ora 10:00, shkruan AlbanianEducation.net.
MASHT njofton të gjithë maturantët se, përmes platformës e-Kosova, deri më tani provimin e Maturës Shtetërore e kanë paraqitur 5,110 kandidatë.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për maturantët
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton të gjithë maturantët se, përmes platformës e-Kosova, deri më tani provimin e Maturës Shtetërore e kanë paraqitur 5,110 kandidatë.
Me qëllim që të sigurohet qasje e barabartë dhe të mundësohet paraqitja e provimit për të gjithë maturantët që i plotësojnë kriteret, afati për paraqitjen e provimit të maturës zgjatet deri më 25 gusht 2025, në ora 10:00.
MAShTI fton të gjithë maturantët që ende nuk e kanë paraqitur provimin, që ta shfrytëzojnë këtë afat shtesë për aplikimin e tyre përmes platformës e-Kosova.