Ministria e Arsimit ka njoftuar studentët që kanë parashtruar ankesa lidhur me skemat e bursave se afati për shqyrtimin e tyre është zgjatur edhe për 30 ditë, duke filluar nga data e përfundimit të afatit paraprak.
MASHT njofton se ankesat të cilat ende nuk janë shqyrtuar do të trajtohen gjatë muajit janar 2026, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi nga MASHT:
Komisioni për Ankesa të Nëpunësve Publik dhe Ankesave të Tjera në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton të studentët që kanë parashtruar ankesa lidhur me skemat e bursave se afati për shqyrtimin e tyre është zgjatur edhe për 30 (tridhjetë) ditë, duke filluar nga data e përfundimit të afatit paraprak.
Ankesat të cilat ende nuk janë shqyrtuar do të trajtohen gjatë muajit janar 2026.