E martë, 26 Nëntor, 2024

Ministria e Arsimit: Kërkesa për 100 euro, vështirë e realizueshme

- Advertisement1-

Greva ka vazhduar edhe më 2 shtator, disa nga shkollat që më 1 shtator kianë mbajtur mësim, ditën e dytë u janë bashkuar grevës.

Nga ana tjetër Ministria e Arsimit nuk jep shpresë se kërkesat e SBASHKUT mund të aporovohen

- Advertisement -

Aspak i zakonshëm qe fillimi i vitit shkollor, mëgjithkëtë me datën 1 shtator jo të gjithë e kishin përfillur grevën në shkollat e Kosovës.

Ndër to Shkolla “Ali Sokoli” në Prishtinë, paraditën e të ënjtës kishte mbajtur mësim si rregullisht.

Por e nesërmja solli diçka të re. Edhe kjo shkollë u bashkua në Kërkesat e Sindikatës së Arsimit.

Të dyja vendimet kanë qenë vullnet i mësimdhënësve, ndërsa një gjë të tillë e pohon drejtori i kësaj shkolle Flamur Bujupi.

“Mësimdhënësit me vetëdëshiren e tyre, me vullnetin e tyre, me vullnetin e lirë të tyre në të kaluarën, dmth disa ditë përpara kanë marrë vendim që procesi mësimor të fillojë i rregullt dhe në atë mënyrq ne i kemi njoftu nxënësëit që kanë ardhë dhe kanë mbajt mësim paradite. Dikun rreth orës 13/00 është bë një mbledhje e jashtzakonshme nga këshilli i mësimdhënësve të cilët prapë vullnetarisht kanë marrë vendim ti bashkohen grevës”, ka thënë Bujupi për TV Dukagjini.

Nga ana tjetër zëvendësministrja e arsimit Edona Maloku thotë se gjendja me grevën është e larmishme në teren.

- Advertisement -rrrrrrr

“Kemi të dhëna se në shumicën e sistemit arsimor megjithatë vazhdon greva, mirpo që ka variacione edhe brenda kësaj. Do të thotë ka greva të tëra që nuk janë duke mbajt grevë, derisa ka te tilla që gjithadhtu edhe brenda shkollës, mësimdhenesit ose klasë të caktume disa mbajnë grevë, disa jo. Kështu që kemi një farë jo një trajtshmërie në aspektin e asaj se si është gjendja në teren”, ka theksuar Maloku.

Përderisa thotë se kërkesa e Sbashkut për 100 euro deri në aprovimin e Ligjit për Paga nuk është fort e mundur.

“Për këtë rritjen lineare prej 100 eurosh të ju them të drejtën është pak komplekse dhe pak e vështirë të realizohet”, shtuar ajo.

Përndryshe sot gjatë ditës SBASHKU është takuar me krerët e partive opozitare teksa kanë vazhduar të kritikojnë qeverinë për mos dialog me sindikalistët.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie...

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...