E diel, 23 Shkurt, 2025

Ministria e Arsimit ka një kusht për rritjen e pagave për mësuesit në Kosovë

- Advertisement1-

Mësimdhënësit të cilët do të gradohen me licencë të përhershme, do të kenë edhe ngritje të pagës. Ky proces do të fillojë pasi të hyjnë në fuqi udhëzimet administrative, të cilat janë duke u përgatitur nga Ministria e Arsimit.

Në kuadër të pakos së ndryshimeve legjislative është edhe draft-udhëzimi administrativ për licencimin e mësimdhënësve. Grupi punues ka hartuar draftin për këtë udhëzim dhe shumë shpejt do të fillojë diskutimi i gjerë me mësimdhënës për këtë pako ligjore.

- Advertisement -

Mësimdhënësit, të cilët dëshirojnë të gradohen me licenca të avancuara dhe të përhershme, do t’iu nënshtrohen disa vlerësimeve, të cilat do të përcaktohen pasi të hyjë në fuqi udhëzimi administrativ për licencimin e mësimdhënësve, që Ministria e Arsimit është duke e përgatitur.

Ministria e Arsimit, ka bërë të ditur se grupi punues ka hartuar draftin për këtë udhëzim dhe shumë shpejt do të fillojë diskutimi i gjerë me mësimdhënës për këtë pako ligjore.

“Ky draft i udhëzimit, parasheh tri nivele të licencave: licencën e karrierës, licencën e avancuar dhe licencën e përhershme. Kalimi nga një licencë në tjetrën realizohet përmes vlerësimit të performansës, i brendshëm dhe i jashtëm dhe vlerësimit që pritet të organizohet nga Ministria e Arsimit. Në rast se mësimdhënësi kalon nga licenca e karrierës në licencën e avancuar, parashihet edhe një shtesë në pagë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Këto nivele të licencave vlejnë vetëm për arsimin parauniversitar.

Zbatimi i këtyre niveleve të licencës do të fillojë pas finalizimit të kuadrit ligjor. /RadioKosova

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...