E diel, 23 Shkurt, 2025

Ministria e Arsimit ka në plan një lloj provimi shtetëror për mësimdhënësit fillestar

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka një plan për testimin e mësimdhënësve fillestar, duke përdorur një lloj provimi shtetëror.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëvendësministri i MAShTI-t, Dukagjin Pupovci duke theksuar se ky dikaster ka në plan që të fillojë zbatimin e Ligjit për profesionet e rregulluara, që parasheh një lloj provimi shtetëror për mësimdhënësit fillestar.

- Advertisement -

Ndërsa Pupovci ka shtuar se mësimdhënësit të cilët tashmë janë në sistem nuk do t’i nënshtrohen këtij provimi.

“Kemi po ashtu në plan që të fillojmë zbatimin e ligjit për profesionet e rregulluara i cili parasheh një lloj provimi shtetëror për mësimdhënësit fillestarë të cilët e përfundojnë fakultetin.

Ky mund të jetë testim i mësimdhënësve por besoj se nuk do të keqkuptohet sepse faktikisht ka të bëjë me ata që e përfundojnë fakultetin dhe hynë për herë të parë në profesion”, tha Pupovci në RTV21.

“Sikurse juristët që i nënshtrohen provimit të jurisprudencës, sikur mjekët kur e marrin licencën por ajo ndodh vetëm një herë. Thotë ligji që ata të cilët tashmë janë në sistem nuk i nënshtrohen këtij procesi. Vetëm të rinjt”, sqaroi ai.

Kujtojmë se vlerësimin e mësimdhënësve po e kundërshton fuqishëm Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...