E premte, 28 Shkurt, 2025

Ministria e Arsimit ia shkëput SBASHK-ut kontratën kolektive

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shkëputur kontratën kolektive me SBASHK-un, të nënshkruar më 22 janar të vitit 2021.

Në letrën e MASHT drejtuar SBASHK-ut, të siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net thuhet se kontrata kolektive është shkëputur njëanshëm nga MASHT-i, “bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”.

- Advertisement -

Kontrata kolektive në fjalë ishte nënshkruar nga SBASHK dhe Qeveria e Kosovës në 21 janar 2021, gjatë kohës kur kryeministër në detyre kishte qenë Qeveria e Avdullah Hotit.

Rrjedhimisht, sipas vendimit të Ministres Arbërie Nagavci, kontrata nuk ka legjitimitet me që në periudhën e nënshkruar u firmos nga një Ministër i një qeverie në detyrë.

“Kontrata Kolektive e datës 22 janar 2021 e nënshkruar ndërmjet përfaqësuesve të SBASHK dhe MASHTI (këtu e tutje referuar si: Kontrata Kolektive apo Kontrata), përmes këtij Njoftimi për shkëputje të Kontratës Kolektive (këtu e tutje referuar si: Njoftimi) shkëputet njëanshëm nga ana e MASHTI, bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”, thuhet në letrën e Ministrisë së Arsimit drejtuar SBASHK-ut.

Gjithashtu, MASHT në vendim thotë se Qeverisë në detyrë Hoti i ka munguar edhe “autoriteti kushtetues për të ushtruar kompetencat përkatëse”, rrjedhimisht edhe për nënshkrimin e kësaj kontrate kolektive.

Në fakt, Kontrata ishte nënshkruar 30 ditë pas vendimit të Kushtetueses, e cila e dërgoi vendin në zgjedhje.

“Megjithatë, Kontrata Kolektive është nënshkruar me datën 21 janar apo 30 ditë pas shpalljes së njoftimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me rastin KO95/20 dhe 26 ditë para mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës. Qeveria Hoti, të cilës, sipas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO72/20 i mungonte autoriteti kushtetutes për të ushtruar kompetencat përkatëse nuk ka pasur legjitimitet për të qenë palë në procedurë e rrjedhimisht, as të nënshkruajë Kontratën Kolektive me SBASHK”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Arsimit.

- Advertisement -rrrrrrr

Kontrata Kolektive i siguronte punëtorëve të arsimit mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënës, shpërblimin jubilar, kompensimin e shujtë dhe benefitet tjera./Reporteri.net/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ganimete Selimi, një nga mësueset më të spikatura të shkollës “Dituria” në Podujevë

Arsimtarja Ganimete Selimi është një nga figurat më të spikatura të stafit akademik të...

E dhimbshme: Vdes nxënësja Larisa Sokoli nga Rahoveci

Ka ndërruar jetë Larisa Sokoli, nxënëse në shkollën e mesme “Xhelal Hajda”, në Rahovec. Kjo...

Mësuesja Nerxhivane Gashi, një përvojë të gjerë dhe një përkushtim të palëkundur ndaj arsimit

Arsimtarja Nerxhivane Gashi është një ndër figurat më të spikatura të stafit akademik të...

Florije Zogu zgjedhet mësimdhënësja e vitit në gjimnazin “Ahmet Gashi”

Florije Zogu nga Këshilli i Arsimtarëve është zgjedhu “Mësimdhënësja e vitit” në gjimnazin "Ahmet...