E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministria e Arsimit ia kalon prindërve përgjegjësinë për blerjen e teksteve shkollore

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do të ndahen mjete për prindërit e nxënësve në mënyrë që ato të shpenzohen për blerjen e librave.

Në konferencën e mbajtur për media të hënën, Nagavci ka thënë se mënyra e rimbursimit të mjeteve është dizajnuar në faqen e-Kosova.

- Advertisement -

“Mënyra se si është menduar të bëhet rimbursimi i mjeteve, ka të bëjë me derdhjen e mjeteve në xhirollogari të prindërve, është dizajnuar faqja në e-Kosova. I kemi të dhënat edhe nga ASHI-ja që pjesa më e madhe e prindërve tashmë i kanë të hapura llogaritë për shkak se marrin shtesa të fëmijëve. Pagesa do të bëhet paraprakisht, po synojmë t’i derdhim mjetet në llogaritë e prindërve e ato mjete më pas të shpenzohen për blerjen e librave, që do të thotë se nuk do të ketë nevojë të ofrohen fatura e të tjera”, ka thënë Nagavci.

Ministrja e Arsimit ka bërë të ditur se për t’i pranuar mjetet për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë.

“Këto janë obligime të përbashkëta të ministrisë, të prindërve dhe të komunave. Tashmë e kemi të miratuar listën e teksteve sipas shkollave në secilën komunë. Tekstet vazhdojnë të mbeten burim kryesor për mësimdhënie dhe mësimnxënie, ne do të ndërmarrim gjithçka që është në kompetencat tona për të përmirësuar cilësinë e teksteve shkollore. Kjo do të jetë me aplikim, prindërit në momentin që aplikojnë do të pranojnë që këto mjete do t’i përdorin për pajisjen e nxënësve, gjegjësisht për blerjen e teksteve për fëmijët e tyre”, është shprehur ajo.

Nagavci ka shtuar se nuk ka asnjë arsye që viti i ri shkollor të mos fillojë më 1 shtator.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...