E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Ministria e Arsimit hap tender në vlerë 7 mijë euro që të “monitorohen mediat dhe shkrimet që publikohen për MASHT-in”

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, e cila drejtohet nga ministrja Arbërie Nagavci, ka shpallur tender përmes të cilit kërkon “kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”.

Tenderi në vlerë prej 7 mijë e 200 eurosh, në një ndër detyrat ka që , të “monitorohen mediat dhe shkrimet që publikohen për Ministrinë”.

- Advertisement -

Sipas dosjes së tenderit, specifikohen edhe punët që duhet t’i bëjnë fituesit e këtij tenderi.

Ai që do të arrijë të punësohet në këtë pozitë, do të marrë kontratë 12 mujore dhe një pagë prej 600 eurosh.

Detyrat e specifikuara janë si më poshtë:

Është përgjegjës për monitorimin dhe analizimin e paraqitje së Ministrisë dhe titullarit në media, monitorimin e lajmeve të cilat atakojnë institucionin dhe ndërlidhen me proceset në arsim;

Përgatit dhe shpërndan te stafi drejtues raportin ditor të monitorimit të mediave; pranon, regjistron dhe bënë trajtimin fillestar të kërkesave për qasje në dokumente publike.

- Advertisement -rrrrrrr

Tenderi në fjalë është kritikuar nga pjesëtarë të Shoqërisë Civile, duke e quajtur keqpërdorim të parasë publike.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fitore Rashiti-Tmava, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan

Fitore Rashiti-Tmava është zgjedhur si mësuesja më e dalluar në shkollën fillore "Ismail Luma"...

Arta Buqaj-Ramabaja zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Arta Buqaj-Ramabaja është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Pavarësia" në Prishtinë, shkruan...

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se uron që të formohet një Qeveri...

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...