Ministria e Arsimit hap konkurs për 26 vende të reja pune

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se MASHT ka hapur konkurs për 26 pozita të reja, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i saj:

- Advertisement -

Mundësi të Reja në MASHTI: Konkurs për 26 Pozita!

Kam kënaqësinë të ju informoj se kemi shpallur konkurs për 26 pozita të reja që janë një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin tuaj profesional! 🎉

Në mesin e pozitave të hapura janë:

- Advertisement -

-Zyrtar për arsimin e komuniteteve 👥

-Zyrtar i lartë për arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta 🌟

-Zyrtar i lartë për administrimin e platformave digjitale 💻

-Zyrtar i lartë për mobilitet akademik 🎓

-Udhëheqës i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit 📝

-Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore 👥

-Udhëheqës i Divizionit për Teknologji Informative, Administrimin e Dokumenteve dhe Shërbimeve 📂

-Drejtor i Departamentit Ligjor ⚖️

-Udhëheqës i Divizionit për Buxhet dhe Planifikim 💡

-Drejtor i Departamentit për Buxhet dhe Financa 💰

Në pritje të shpalljes janë edhe 13 pozita të tjera. I inkurajoj të gjithë të interesuarit, të cilët i plotësojnë kriteret që të aplikojnë! ✨
Suksese! 🎉