E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministria e Arsimit dyshohet se po “kurdis” konkurs për psikolog, për zyrtarin që merret me diplomat që vijnë nga Veriu

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me datën 17.05.2023 ka shpallur konkurs përmes e-prokurimit për një “Kontraktor individual për trajtimin e dokumenteve të cilat vijnë nga pjesa veriore e Kosovës në arkivin e MASHT-it”Kriteri kryesor që një kontraktor individual duhet të ketë që të merret me dokumentat që vijnë nga pjesa veriore në arkivën e MASHTI është që të ketë trajnime në fushën e psikologjisë dhe konferenca ndërkombëtare.

Kështu merr vesh “Gazeta Blic” nga burime të saja të afërta me Ministrinë e Arsimit.Sipas këture burimeve, ky konkurs po kurdiset për të afërm të të ‘fortëve’ të VV-së.

- Advertisement -

“Po pse duhet të ketë trajnime në fushën e psikologjisë një person që vetëm duhet të pranojë dokumentat që vijnë nga pjesa veriore e vendit për në arkivën e MASHTI?”, thonë këto burime.

“Gazeta Blic” ka provuar të kontaktojë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci për ta pyetur më gjerësisht se pse për një pozitë të tillë, personat që konkurojnë duhet të kenë trajnime në fushën e psikologjisë, kur puna ka të bëjë vetëm me pranimin e dokumentave, e njëjta nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.

Blic nga burimet e saj brenda këtij institucioni(MASHTI) është informuar se numri i diplomave të pranuar për një muaj nuk arrin as nurmin 20.

Nga po të njëjtat burime thuhet se pak ditë më parë për të kryer një punë të tillë është rekrutuar një ekspert dhe në konkursin e shpallur tani, nga kriteret e kërkuara, kërkohet edhe një psikolog.

Puna e vetme që këta persona kryejnë është pranimi dhe mbledhja e dokumentave që më pas i dërgohen Komisionit për shqyrtim.

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...