Ministria e Arsimit: Do të rishqyrtohet përmbajtja e librit të historisë për klasën e 6-të

- Advertisement -

Komisioni i krijuar me vendim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës do të rishqyrtojë përmbajtjen e librit të historisë për klasën e 6-të, pasi ministria ka marrë ankesa se disa të dhëna dhe informacione të publikuara në tekst nuk përputhen me realitetin shkencor.

- paragrafi 1 -

“Komisioni, brenda një afati ligjor prej 10 ditësh, ka detyrimin t’i paraqesë ministrit propozimin për tërheqjen e librit shkollor, nëse anëtarët deklarojnë se ankesat kanë baza. Në varësi të vëllimit të materialit që duhet të ripunohet, do të merret një vendim për korrigjimin e atij ekzistues ose përpunim krejtësisht të ri të librit për lëndën përkatëse”, kumtojnë nga Ministria e Arsimit.

- Advertisement -

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet njoftojnë se bashkë me tjera kompetente do të vazhdojnë të punojnë në përmirësimin e përmbajtjes së librave shkollore që përdoren në arsimin fillor dhe të mesëm dhe në të gjithë këtë proces do të jetë i përfshirë edhe publiku, gjegjësisht qytetarët që kanë mundësi të dërgojnë komente, sugjerime dhe vërejtje për librat shkollorë në adresën elektronike [email protected].

Komisioni i Përbashkët Maqedonas – Bullgar për Çështje Historike dhe Arsimore në gusht të këtij viti miratoi rekomandime të cilat kanë të bëjnë me korrigjimin e librave të historisë për klasën e 6-të në Maqedoninë e Veriut dhe të klasës së 5-të në Bullgari, si dhe rekomandime për nderim të përbashkët të personaliteteve nga mesjeta – Shën Cirili dhe Metodi, Shën Klimenti, Shën Naumi dhe Mbreti Samoil.

Portalb.mk disa herë e ka trajtuar çështjen e teksteve shkollore me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve.

- Advertisement -

Pas disa shkrimeve të Portalb.mk në shkurt të vitit 2021, kryeministri i atëhershëm, Zoran Zaev, deklaroi se përmbajtja fyese ndaj shqiptarëve në librin “Gjeografia e Maqedonisë” do të hiqet.