E premte, 17 Janar, 2025

Ministria e Arsimit do të ndajë nga 7 mijë euro për 20 studentë që studiojnë master në universitetet prestigjioze

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do të ndahen nga shtatëmijë euro për secilin student që studion master në universitetet më prestigjioze në botë.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj se kam nënshkruar sot vendimin për shpalljen e thirrjes publike për mbështetje financiare për studentët që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në top universitetet më prestigjioze në botë. Për të dytin vit me radhë po mbështesim të rinjtë tanë që studiojnë në këto universitete dhe kjo është vetëm njëra nga mbështetjet financiare që jemi duke ofruar për të rinjtë”, ka shkruar Nagavci në facebook.

- Advertisement -

Nagavci tha se përfitues të kësaj mbështetjeje financiare do jenë 20 studentë.

“Përparësi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit, aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, ato do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra.

Për detaje më të hollësishme rreth konkursit dhe procedurat e aplikimit, gjeni linkun më poshtë: https://bit.ly/3A9i8zZ

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shembull i mirë: Prindërit donacion shkollës “Dardania” në Prishtinë një tepih dhe dollap për klasë

Prindërit vazhdojnë të kontribuojnë për kushte më të mira në shkolla. Së fundmi prindërit...

E tmerrshme: 18-vjeçari brenda gjimnazit, vret me thikë dy nxënës dhe plagos një mesuese

Një nxënës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në një sulm me thikë...

Kosova në fund të PISA-s: Çfarë duhet ndryshuar për të rritur cilësinë në arsim?

Mungesat e trajnimeve për mësimdhënësit po cilësohet një prej arsyeve pse Kosova po del...

Nxënësit e shkollës “Arif Shala” në Korroticë të Ulët të Drenasit krijojnë 4 robotë edukativë

Në një arritje të jashtëzakonshme për arsimin dhe inovacionin në komunën tonë, nxënësit e...