Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e konkursit për ndarjen e mbështetjes financiare për studentet vajza/gra të regjistruara për herë të parë në vitin akademik 2025/2026 në programet e fushave të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Njoftim

Pas shqyrtimit të të gjitha aplikimeve nga komisioni përkatës, janë përzgjedhur 599 studente përfituese, të cilat i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në konkurs.
Njëkohësisht është publikuar edhe lista e aplikimeve të refuzuara, ku për secilin aplikim janë paraqitur arsyet e refuzimit.
Të gjitha palët e pakënaqura me rezultatet kanë të drejtë të paraqesin ankesë në Komisionin për Ankesa në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, brenda shtatë (7) ditëve të punës nga data e publikimit të rezultateve, në përputhje me procedurat e përcaktuara në konkurs.
Listat e përfitueseve dhe të aplikimeve të refuzuara janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.