Ministria e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit (MAShTI), ka njoftuar se në kuadër të Projektit të Edukimit në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesit për Kapitalin Njerëzor, të financuar nga Banka Botërore, shpall kërkesë për shprehje interesi për pozitën Koordinator i Programit të Kuponëve.
MASHT thotë se ky program synon të mbështesë pjesëmarrjen e fëmijëve të moshës 3 deri 5 vjeç nga familjet përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale, përmes subvencionimit të tarifave të qendrave të arsimit të hershëm dhe transportit.
Koordinatori do të jetë përgjegjës për zbatimin e përditshëm të Programit të Kuponëve, bashkëpunimin me komunat dhe institucionet arsimore, si dhe sigurimin e transparencës e llogaridhënies në zbatim.
Shprehja e interesit mund të dorëzohet deri më 10 nëntor 2025, ora 16:00.
Adresa e dorëzimit: MAShTI-Zyra e Arkivit, Rr. “Agim Ramadani”, Prishtinë