Ministrja Kushi sot në përvjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka deklaruar se çdo të hënë, në të shkollat publike dhe private, procesi mësimor do të nisë me Himnin e Flamurit. Kjo gjë do të zbatohet që javën e ardhshme.
Në përvjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka postuar një video të veçantë të realizuar nga shkolla të ndryshme në 12 qarqet e vendit.
Me këtë rast, Kushi bën të ditur se duke nisur nga java e ardhshme, çdo të hënë në të gjitha shkollat e vendit, para nisjes së procesit mësimor do të këndohet Himni i Flamurit.
Postimi i ministres Kushi:
MIRËMËNGJES
dhe me Himnin e Flamurit që këndohet nga të gjithë nxënësit e shkollave sot, në ditën e 555-Vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti SKËNDERBEUT, si edhe me vendimin që kështu do të këndohet himni në çdo shkollë, në krye të çdo jave të re mësimore, ju uroj një ditë të mbarë!