Ministria e Arsimit apel maturantëve: Respektoni rregullat, telefonët janë rreptësisht të ndaluar në provim

- Advertisement5 -

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për maturantët që do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në kuadër të Maturës Shtetërore 2026.

- paragrafi 1 -

Pasi ka uruar nxënësit për përfundimin me sukses të provimit të parë, ministrja ka theksuar se rregullat e administrimit të provimeve mbeten të pandryshuara, duke rikujtuar se telefonat celularë dhe çdo pajisje tjetër elektronike janë rreptësisht të ndaluara në qendrat e testimit.

- Advertisement - M1

Ajo ka bërë të ditur se gjatë provimit të Gjuhës së Huaj, dy maturantë në një gjimnaz të Qarkut të Elbasanit janë përjashtuar menjëherë nga provimi pasi janë kapur duke përdorur telefonat celularë, duke humbur kështu mundësinë për të vazhduar normalisht procesin e Maturës Shtetërore.

Sipas ministres, mbi 2 mijë mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit do të jenë të angazhuar në të gjitha qendrat e provimit për të garantuar zhvillimin e rregullt dhe transparent të procesit.

Në njoftimin e saj, Kumbaro Furxhi ka rikujtuar maturantët që të paraqiten në shkollë deri në orën 08:30, të kenë me vete kartën e identitetit, të respektojnë kodin e veshjes dhe të shmangin marrjen e telefonave celularë apo orëve inteligjente.

- Advertisement - m2

Në fund, ministrja u ka uruar suksese të gjithë maturantëve, duke i inkurajuar që të tregojnë përqendrim dhe korrektësi gjatë testimit.

Shqip | English