Ministria do t’i ndajë nga 80 euro për blerjen e librave

- Advertisement -

Ministrja Arbërie Nagavci ka njoftuar se nga e premtja prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore.

- paragrafi 1 -

Kurse mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.

- Advertisement -

Nagavci tutje theksoi se do të ndahen nga 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore.

Kurse për nxënësit nga klasa e 6 deri 9 të cilët tashmë i kanë siguruar tekstet shkollore do të ndahen nga 30 euro si mbështetje për material të tjera shkollore.

Platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër.

- Advertisement -

“Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.Platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër. Çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme andaj, ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë”, ka shkruar Nagavci.