Ministri në detyrë i Financave me një njoftim të rënësishëm

- Advertisement -

Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, ka njoftuar se nga kjo javë ka filluar subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, për të gjitha familjet e cënueshme me të ardhura të ulëta.

- paragrafi 1 -

Subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për këtë kategori vjen pas më shumë se një muaj që Qeveria e Kosovës mori vendim për këtë mbështetje.

- Advertisement -

“Familjet përfituese mund ta shohin vlerën e subvencionit si në aplikacionin elektronik, ashtu edhe në faturat fizike që shpërndahen në ditët në vijim. Kjo mbështetje nga Qeveria do të vazhdojë për gjashtë muaj deri në përfundim të stinës së dimrit, njësoj sikurse viti paraprak.” – ka shkruar Murati në Facebook, më 21.11.2025.

Më 07.10.2025, ministri Murati në një konferencë për media kishte deklaruar se edhe këtë vit do të ketë subvencionim të faturave të energjisë elektrike të qytetarëve, nga Qeveria.

Murati kishte thënë se në mbledhjen e Qeverisë është miratuar vendimi për këtë çështje.

“Siç e dini, parvjet ka qenë pilotimi i programit. Vitin e kaluar ka qenë zbatimi i rregullt i programit për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet e cënueshme, ku kanë qenë mbi 80 mijë familje përfituese. Edhe këtë vit do të vazhdojë programi i njëjtë” – kishte thënë Murati, më 07.10.2025.

- Advertisement -

Në atë kohë, Murati kishte shtuar se subvencionimi do të fillojë nga muaji tetor i këtij, e do të zgjasë deri në muajin mars 2026.

“Siç e dini ose siç mund ta dini prej zbatimit të mëhershëm, programi zbatohet për muajt e stinës së dimrit. Pra fillon në muajin tetor dhe mbaron në muajin mars, kësisoj që të mbulohet apo koncentrimi i subvencionimi të bëhet në muajt kur edhe shpenzimi i faturave të energjisë elektrike mund të jetë më i lartë, në mënyrë që të ketë mbulueshmëri dhe të ketë lehtësi sa më të madhe për familjet” – kishte thënë ai.