E diel, 24 Nëntor, 2024

Ministri Murati: Thesari i gatshëm t’i lëshojë pagat

- Advertisement1-

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është shpërfaqur se kush është prapa sabotimit të shtetit dhe se SBASHK-u nuk i përfaqëson mësimdhënësit.

Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, ku mbahej interpelanca për mosekzekutimin e pagave të mësimdhënësve, Murati tha se Thesari i ka marrë veprimet për ekzekutimin e pagave, por shtoi se deri në orën 15:00 të së premtes është pritur të dorëzohen listat.

- Advertisement -

Teksa kritikat e akuzat e deputetëve parafolës të opozitës, i quajti shantazhe.

“Mospagesa e pagave është pasojë e mungesës së punës, nuk është sanksion. Zbritjet e pagave nuk ngrenë probleme përputhshmërie me konventën. E kemi parë që sa e sa ditë japin ultimatum PDK, SBASHK, LDK dhe në fund kallëzimin e dorëzoi PDK-ja në vend të SBASHK-ut. Nga kjo grevë u pa kush ka qëndruar prapa këtij sabotimit të shtetit. U shpërfaq po ashtu fakti se mësimdhënësit nuk janë pyetur fare kur ka nisur greva. E vetmja herë kur u pyetën ishte për të vazhduar mësimin që votuan pro. U shpërfaq se SBASHK-u nuk i përfaqëson mësimdhënësit se kur e nisi grevën nuk ishte i gatshëm t’i kompensojë dhe tu dalë në ndihmë për hyrjen në grevë që u kërkua nga ta. Ne do t’i japim pagesat si paradhënie për orët qe do të kompensohen. Në lidhje me këtë Thesari i ka marrë të gjitha veprimet dhe sot deri në orën 3 është dashur të dorëzohen të gjitha listat. Sa i përket debatit mund të flasim tërë ditën, këso shantazhe nuk i ndihmojnë askujt as nuk janë mënyra të lavdishme drejt pushtetit”, tha Murati.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukimi seksual vlerësohet i domosdoshëm për shëndetin emocional e fizik të nxënësve

Për fuqizimin e mirëqenies, shëndetit dhe dinjitetit të tyre, nxënësit vlerësojnë se edukimi seksual...

Në Mitrovicë u mbajt testi për një grup të mësimdhënësve që e përfunduan trajnimin

SBASHK organizoi testin për një grup të mësimdhënësve nga qyteti i Mitrovicës, të cilët...

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...