Ministri Murati sqaron për prindërit kur dhe si do t’i marrin 100 eurot për fëmijët

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 178-të të saj ka votuar për subvencionimin e fëmijëve me nga 100 euro për këtë vit dhe po ashtu ndarjen e një shtese njëherëshe prej 100 eurove për pensionistët.

- paragrafi 1 -

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se të gjithë fëmijët që janë përfitues të skemave aktualisht do të përfitojnë nga 100 euro “gjatë ditëve në vijim”.

- Advertisement -

“Prindërit nuk kanë nevojë për aplikim, pasi mjetet do të kalojnë në xhirollogarinë e tyre”, ka thënë Murati.

“Për nënat dhe prindërit që marrin shtesa për fëmijët, do të njoftojmë me kohë pra gjatë ditëve në njoftim se kur do të procedohet shtesa prej 100 euro e njëhershme për të gjithë fëmijët në kuadër të shtesës së rregullt që ata i marrin shtesat për fëmijët. Transferi bëhet në llogarit ekzistuese”, ka thënë Murati.