E hënë, 24 Shkurt, 2025

Ministri Murati jep sërish detaje për dhënien e 100 eurove shtesë për fëmijët

- Advertisement1-

Shtesat prej 100 eurove për fëmijët nuk do të dalin këtë javë, por në javët e ardhshme.

Nënat dhe prindërit që marrin shtesa për fëmijët, do të njoftohen gjatë ditëve në vijim se kur do të procedohet shtesa prej 100 eurot e njëhershme për të gjithë fëmijët në kuadër të shtesës së rregullt prej 10-20 euro që ata i marrin shtesat për fëmijët.

- Advertisement -

Sa i përket këtyre dy masave nuk ka nevojë për aplikim për ata që janë ekzistues në skema.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pas vendimit të marrë në Qeveri për shpërblimin e fëmijëve dhe pensionistëve për fundvit, ka theksuar se pensionet e rregullta për dhjetor ekzekutohen këtë të premte dhe sipas tij, është e pamundur të ndahen shtesat më 15 dhjetor.

“Ka të bëjë me shtesën e mbështetëse financiare prej 100 eurove për të gjithë përfituesit e skemave pensionale për muajin dhjetor. Marrë parasysh se pensionet e rregullta ekzekutohen këtë të premte ne do kemi të pamundur të ekzekutojmë shtesën në këtë datë, por gjatë javës në vijim do t’i njoftojmë pension-marrësit për ekzekutimin e kësaj shtese”, ka thënë ministri Murati pas mbledhjes së qeverisë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...