E hënë, 25 Nëntor, 2024

Ministri Murati ia ndali rrogat mësimdhënësve, por i fton prindërit që t’i dërgojnë fëmijët nesër në shkollë

- Advertisement1-

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë konferencës së sotme tha se më 1 shtator do të fillojë mësimi, ndërsa i ftoi prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

“Unë jam i bindur që nesër të gjithë mësimdhënësit të jenë në vendin e punës, ashtu siç edhe kemi pa nga terreni dhe siç kanë deklaruar, dhe jo siç kanë proklamuar nga Sindikata që ka shpallur grevë në kohë kur mësimdhënësit janë në pushim dhe pretendon që ata s’po dalin në punë dhe poashtu ftoj prindërit që nesër më 1 shtator t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë sepse çdo ditë e humbur e mësimit është tepër e kushtueshmë”, deklaroi Murati.

- Advertisement -

Ndryshe, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë sot në konferencë për media për këtë çështje, ku deklaroi se ekzekutimi i pagave për grevistët është bërë pjesërisht.

“Në anën tjetër çdo person që ka qenë në grevë dhe vazhdon të jetë në grevë do të trajtohet sipas paragrafit 1 të nënit 18 të ligjit për grevën, i cili parasheh që të pezullohet obligimi i dyanshëm, në njërën anë punëtori s’ka obligim ta respektojë kontratën dhe në anën tjetër për punëdhënësin pezullohet obligimi i pagesës.”, tha Murati.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie...

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...