E diel, 23 Shkurt, 2025

Ministri Hekuran Murati del me një sqarim shtesë lidhur me rritjen e pagave

- Advertisement1-

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dalë me një sqarim shtesë lidhur me vendimin e sotëm të Qeverisë për rritjen e pagave për sektorin publik

Murati ka thënë se pagat do të rriten për të gjithë shërbyesit publik, dhe jo vetëm për kategoritë e shfaqura në një tabelë ilustruese të shpërndarë nga kryeministri Kurti.

- Advertisement -

Reagimi i plotë:

Pagat në sektorin publik janë rritur në vitin 2023, janë rritur në vitin 2024, dhe tani po rriten edhe në vitin 2025.

Pra rritje për tri vite radhazi që prej hyrjes në fuqi të ligjit të pagave, ashtu siç do duhej, krahas rritjes ekonomike.

Rritja do të jetë 110 euro në muaj për secilin punonjës të sektorit publik. Hyrja në fuqi e rritjes do të jetë e ndarë në dy faza – ku faza e parë prej janarit pagat rriten për 55 euro, ndërsa faza e dytë prej korrikut ku rritja bëhet 110 euro.

Pra pagat rriten për të gjithë shërbyesit publikë, e jo vetëm për pozitat që i shfaqëm në tabelë gjatë konferencës. Tabela e shfaqur ishte vetëm për të ilustruar se si do dukej rritja për disa prej pozitave në sektorin publik.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...