Ministret Nagavci e Kushi nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme – ka të bëjë me financaimin e projekteve

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, dhe homologia e saj nga Shqipëria, Evis Kushi, nënshkruan programin e financimit të projekteve të përbashkëta të kërkimit shkencor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

- paragrafi 1 -

Ky program zgjeron hapësirën e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë, duke shtuar numrin e projekteve që do të mbështeten në 16 sish dhe duke ofruar nga 20,000 euro për secilin projekt fitues.

- Advertisement -

Ministrja Nagavci vuri në dukje, po ashtu, disiplinat shkencore që janë me interes për dy vendet që nevojiten për t’u mbështetur e të cilat janë: shëndeti, shkencat humane e albanologjike, burimet natyrore, ndryshimet klimatike etj.

Tutje, ajo bëri të ditur kohën e aplikimit, që do të fillojë më 24 prill, ku do të kenë mundësi të aplikojnë me projekte të përbashkëta hulumtues dhe punonjës shkencorë nga dy anët e kufirit shqiptar, ndërkohë që përzgjedhja e projekteve do të bëhet në tetor të këtij viti kurse implentimi do të nis në janar 2024.

“Të vetëdijshëm për rëndësinë që ka nxitja dhe stimulimi i kërkimeve të përbashkëta, jam e bindur se rezultatet konkrete të kësaj nisme do t’i shohim të konkretizuara në arritje madhore mbarë kombëtare”, theksoi ministrja Nagavci.

- Advertisement -

Ndërkaq ministrja Kushi, nga ana e saj, u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin që kanë pasur e që vazhdojnë të kenë të dy ministritë përkatëse, teksa përmendi aktivitetet të përbashkëta të arrira më parë, si fjala vjen, abetarja e përbashkët, teskti i gjuhës shqipe e i kulturës shqiptare në diasporë, enciklopedia shqiptare, e cila sapo ka nisur punën të dy akademitë tona të shkencave, etj.

“Sot jemi këtu për një tejetër nismë është fjala për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe për të bashkëfinancuar projektet të kërkimit shkencor, të përbashkët a mes kërkuesve tanë”, deklaroi ministrja Kushi.

Ajo, në fakt, përkujtoi se puroja e parë e bashkëpunmit të këtij niveli ka nisur më 2019, ku janë financuar 10 projekte të përbashkëta, ndërkohë që tani rrisin numrin e financimit të projekteve të përbashkëta deri në 16 sish, teksa shtoi se tanimë do të jetë një mundësi shumë e mirë për t’u intensifikuar bashkëpunimi mes studiuesve tanë dhe universiteteve tona.