“Ministre Nagavci mos qofsha në lëkurën tënde”

- Advertisement -

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami teksa ka replikuar me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka akuzuar Nagavcin për shkelje të Kushtetutës.

- paragrafi 1 -

“Ju ministre prita që po na treguni qysh e keni shkelë Kushtetutën? Mos qofsha në lëkurën tënde, mos qofsha aty ku je” tha deputetja Bajrami, që në qeverinë Kurti 1 ishte ministre e Arsimit.

- Advertisement -

Bajrami këtë deklaratë e ka bërë pasi ministrja Nagavci mori fjalën për të replikuar lidhur me Projektligjin për Paga.

Sot gjatë seancës së Kuvendit, deputetja Hykmete Bajrami ka akuzuar ministren Nagavci për shkelje të kushtetutës.