E martë, 25 Shkurt, 2025

Ministra Nagavci për vdekjen e nxënësit 14-vjeçar: Trishtim dhe dhembje e madhe, prindërit dhe mësimdhënësit të edukojnë më shumë fëmijët

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se është e tronditur thellë nga ngjarja ku mbeti i vdekur nxënësi 14-vjeçar në Prishtinë.

Ajo ka thënë se kjo është një ditë e rëndë, një trishtim e dhembje e madhe që e ndjen secili prind, secili qytetar i Kosovës.

- Advertisement -

“Sot, zemrat tona janë me familjen e nxënësit që u nis, por nuk arriti në shkollë! Nga vizita në shkollë dhe në familje, në komunikim me organet e rendit, u sigurova se hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë dhe presim që shpejtë të zbardhet rasti. Si nënë, si mësimdhënëse, e si ministre, i lus të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit që të punojnë edhe më shumë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve, të jenë të kujdesshëm për sjelljet që mund të manifestojnë ata, t’i adresojnë problemet dhe vështirësitë që kanë, të kujdesemi për sigurinë e fëmijëve sot e gjeneratat që po krijojmë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se si Qeveri e Kosovës, bashkë me organet kompetente të sigurisë, po punojnë që të krijojmë sa më shumë siguri për fëmijët në shkollë, në rrugë e kudo.

“Puna jonë në këtë drejtim synon mekanizma koordinues funksional në nivel qendror, komunal e në nivel shkolle; sistem funksional të paralajmërimit të hershëm të braktisjes, parandalim të dhunës dhe dukurive negative; vetëdije të ngritur të institucioneve shkollore e komunale për adresimin sistemor të problemeve që e sfidojnë zhvillimin e fëmijëve; rritje e cilësisë së të dhënave për fëmijët braktisës, ata që janë në rrezik për braktisje, etj. Tragjeditë si kjo e sotmja, ku ne humbëm një nxënës, janë alarm për gjithë shoqërinë që të bashkëpunojmë ngushtë për të mirën dhe sigurinë e fëmijëve tanë”, ka thënë ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...