Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën “Dardania” në Prishtinë për vitin 2024-2025, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se mësuesja Minire është një shembull frymëzimi për të gjithë, duke përcjellë jo vetëm dije, por edhe vlera dhe motivim për brezat e ardhshëm.
Njoftimi i shkollës “Dardania” në Prishtinë:
Urime për Mësuesen Minire Pira! 🌟
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve të shkollës “Dardania” ka nderin të shpallë mësuesen Minire Pira si mësuesen më të mirë të shkollës, në shenjë vlerësimi për përkushtimin, punën dhe dashurinë e saj të palodhur ndaj arsimit dhe nxënësve tanë.
Mësuesja Minire është një shembull frymëzimi për të gjithë, duke përcjellë jo vetëm dije, por edhe vlera dhe motivim për brezat e ardhshëm. Ky vlerësim është dëshmi e kontributit të saj të çmuar dhe ndikimit pozitiv në shkollën tonë.
Urime dhe suksese të mëtejshme! 🎉📚🍎
Me respekt,
Drejtoria e Shkollës